Muzikë
Artistet shqiptare që shkëlqyen në tapetin e kuq të MTV EMA 2022
Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max, në mesin e yjeve botërore që shkëlqyen në tapetin e kuq të MTV EMA 2022
Ardhja e yjeve në MTV Europe Music Awards u drejtua nga prezantuesja magjepsëse e ceremonisë, Rita Ora, që u mbajt në PSD Bank Dome në Duseldorf, Gjermani, të dielën (më 13 nëntor), përcjell albinfo.ch.
Rita, sigurisht që shkaktoi bujë teksa mbërriti e veshur me një fustan të guximshëm dantelle të zi dhe të kuq, i cili i shkëlqente dekoltenë teksa ajo pozonte pranë partnerit të saj, Taika Waititi.
Rita do të rikthehet si prezantuese e MTV EMA këtë vit së bashku me Taika, pesë vjet pasi ajo bëri debutimin e saj si prezantuese, më 2017, dhe gjithashtu do të performojë këngën e saj hit “RIP” në fillim të shfaqjes.
Rita është nominuar në disa raste dhe më parë ka fituar çmimin “Power of Music”.
Krijuesja e hitit “Girls” kombinoi veshjen me një palë taka të zeza të larta me platformë teksa flokët e gjata i la në formë të valëzuar.
Ndërkohë, regjisori i “Thor”, Taika, dukej elegant me një kostum klasik të zi, teksa pozonte pranë të dashurës së tij.
Gjithashtu dukej e pabesueshme Maya, 28 vjeçe, e cila shfaqi figurën e saj me një fustan të zi të tejdukshëm me vija, i cili theksonte në mënyrë të përsosur kornizën e saj.
Ndërkohë, Bebe Rexha, 33 vjeçe, u shfaq e veshur me një kostum unik ngjyrë të kaltër nga koka te këmbët me një panel abstrakt në formë gjetheje që e rrethonte. e cila ngrihej mbi kornizën e saj dhe përfundonte deri në gjunjë.
Bukuroshja bionde kombinoi veshjen me taka të ngjashme që u mbuluan nga i njëjti material prej kadifeje.
Bebe, emri i vërtetë i së cilës është Bleta, mori gjithë vëmendjen me dukjen, para se të shpallej fitueses e çmimit “Bashkëpunimi më i mirë” me David Guetta”.
Një tjetër artiste shqiptare me famë ndërkombëtare që mori pjesë në ceremoni ishte Ava Max, e cila për parakalimin në tapetin e kuq zgjodhi një fustan me nuanac të errëta, kafe dhe gjelbër, i cili ishte i hapur tek pjesa e dekoltesë për të vazhduar të lëshohej sipër këmbëve.
Ava përshtati pamjen me taka të zeza me platformë, teksa flokët e bardha dhe të valëzuara i la sipër shpatullave.
Përveç kësaj, Ava Max ishte në mesin e artistëve që u ngjitën në skenë për të performuar.
Ndërkohë, në ceremoni nuk mungoi as reperja tjetër shqiptare, Loredana, e cila u shpall fituese e çmimit “Artistja më e mirë zvicerane”, për mbrëmjen ajo zgjodhi të vishej me kostum që përbëhej nga këmisha e bardhë, xhaketë e zezë me vija dhe pantallona gjithashtu të zi.
Ceremonia u transmetua drejtpërdrejt në MTV në më shumë se 170 vende më 13 nëntor dhe do të jetë e disponueshme në Paramount+ dhe Pluto TV globalisht duke filluar nga 14 nëntori. Ky vit shënon herën e gjashtë që Gjermania është nikoqire e eventit.




E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












