Kultura
Artistë dhe sportistë shqiptarë, më 3 shtator, në Vatikan
Figura eminente nga skena shqiptare e artit dhe sportit do të performojnë në koncertin “Himni i Nënë Terezës”, i cili do të mbahet më 3 shtator në Vatikan. Artistët shqiptarë me famë botërore, si: Rita Ora, Inva Mula, Ermonela Jaho, Shkëlzen Doli, Zajmir Pirgu, Ramë Lahaj e Gëzim Mushketa, do të paraqiten me pika muzikore, kurse kapiteni i kombëtares shqiptare në futboll, Lorik Cana, do ta recitoj poezinë e Nënës Terezë “Dua të kthehem në Shqipëri”. Në këtë ceremoni, ndërkaq, do të marrë pjesë edhe xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, si dhe dy aktorët e rinj nga Prishtina, Lum Veseli dhe Andi Bajgora.
Producentja nga Prishtina, Diana Toska, e cila në bashkëpunim me Ipeshkvinë e Kosovës dhe Filarmoninë dhe Operën e Kosovës po punon në organizmin e këtij koncerti, ka thënë se pjesëmarrja e këtyre artistëve në koncertin kushtuar Nënë Terezës do ta nderojë jo vetëm veprën e Nënë Terezës, por edhe mbarë kombin shqiptar.
“Këta solistë, të cilët janë nderi i kombit tonë, kanë pranuar të vijnë dhe ta japin kontributin e tyre pa honorar. I kam kontaktuar qysh në fund të marsit dhe fillim të prillit dhe qysh nga atëherë janë të gatshëm që më 3 shator të jenë me ne”, ka thënë Toska.
Dy javë më parë Qeveria e Kosovës, me një vendim të veçantë, i ka ndarë 300 mijë euro për aktivitetet lidhur me kanonizimin dhe shpalljen e shenjtërisë së Nënës Terezë.
Ndryshe, Papa Françesku ka firmosur dekretin e shenjtërimit të Nënë Terezës dhe ceremonia e shenjtërimit do të mbahet në bazilikën e Shën Pjetrit. Sipas këtij vendimi, Nënë Tereza do të jetë shenjtëri ditën e diel, më 4 shtator të vitit 2016 dhe do të jetë eventi kryesor i Vitit Jubilar të Mëshirës në Vatikan. Data 4 shtator do të shënohet në Kalendarin Apostolik si Dita e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit03 Shtator 2016
- Ora12:00
- LokacioniVatikan
- Data e përfundimit3 Gusht 2016 - 12:00
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











