Futboll
Arsyetohet Panucci: Kemi probleme në mbrojtje
Tifozët shqiptarë kanë kërkuar shkarkimin e trajnerit italian, Christian Panucci
Shqipëria pësoi nga Skocia me rezultat 2:0 në Ligën e Kombeve, derisa tifozët janë ndarë të pakënaqur me lojën e treguar, si dhe me trajnerin Christian Panucci, përcjell albinfo.ch.
Madje, të shumtë ishin ata që në rrjetet sociale kanë kërkuar shkarkimin e tij.
Ai në një intervistë për televizionin publik shqiptar ka treguar për arsyet që humbën në Skoci.
Thatë që keni ardhur për të fituar, si mund të fitojë një skuadër që goditjen e parë e bën në minutën e 58-të?
Është për ta luajtur gjithë grupin. Kemi gotën gjysmë plot. Nuk jam dakord që rasti i parë ishte në minutën e 58. Kishim rastin me Memushajn. Kemi limitet tona. I kemi lënë hapësira kundërshtarit në momentet kur na shënoi.
Kush është ekuilibri që duhet të rrijë Shqipëria?
Unë nuk jam euforik. Jam koshient për limitet dhe defektet tona. Do të sforcohemi shumë nëse nuk arrijnë të përforcojmë këto pika.
Deri ku mund të arrijë Shqipëria në këtë grup?
Kemi probleme të mëdha në mbrojtje. Duhet të rregullojmë mbrojtjen. Duhet të jemi shumë të ashpër në mbrojtjen. Nuk e di çfarë do të ndodhë me grupin, por duhet të jemi shumë të fortë në fazën mbrojtje.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











