Lajme

Arsimtarët në grevë, duan rritje pagash

Shumica e shkollave në Maqedoni po e vazhdojnë grevën duke kërkuar rritjen e pagave për 25 për qind. Nga qeveria e Maqedonisë akoma nuk ka përgjigje për grevën

bi 70 për qind të shkollave në Maqedoni, kanë hyrë në ditën e katër të grevës, duke kërkuar rritje pagash për 25 për qind. Sipas të dhënave të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), nëpër shumë shkolla kanë theksuar se greva e tyre nuk është politike, por thjeshtë sociale.

Sindikata kërkon rritjen e rrogave për mësimdhënësit për 25 për qind, heqjen e dënimeve për mësimdhënësit dhe zhvillimin e një dialogu social.

“Greva do të zhvillohet ashtu që të punësuarit do të shkojnë në punë, por nuk do t’i kryejnë detyrat e tyre”, thuhet në qëndrimin e sindikatës së arsimit.

Derisa greva po vazhdon, Ministria e Arsimit dhe autoritetet qeveritare, janë duke heshtur, raporton INA. Ndërkaq jozyrtraisht është thënë se Ministrisë së arsimit, të gjithë arsimtarët grevist, do t’i zëvendësohej me arsimtar të tjerë.