Sport
Arsenali lëshoi nga duart fitoren, Xhaka i lumtur për një pikë
Skuadra e Arsenalit ka dështuar për të tretën herë radhazi të marrë pikë të plota.
‘Topçinjtë’ kanë barazuar 2-2 në udhëtim te Watford, ani pse ishin në avantazh prej dy golave.
Pjesa e parë i takoi tërësisht skuadrës së Unai Emery, me Pierre-Emerick Aubameyang (21’ 32’) që shënoi dy herë në portën e Foster.
Por, këto ishin momentet e vetme të mysafirëve, pasi në 45 minutëshin e dytë vendasit morën lojën në duar, e sidomos me ndihmën e mbrojtjes së Arsenalit, që vazhdojnë me paraqitjet e tyre të dobëta.
Fillimisht, pas një gabimi nga Sokratis, Tom Cleverley në minutën e 53-të ngushtoi rezultatin për 1-2, para se Roberto Pereyra të barazonte rezultatin nga penalltia.
Deri në fund, Watford pati rastet më të mira për shënim, por mungoi konkretizimi.
Pas pesë ndeshjeve, Arsenali tubon tetë pikë, kurse Watford vetëm dy.
Granit Xhaka luajti për 90 minuta në këtë duel dhe ishte kapiten i ‘Topçinjëve’.
Ai u vlerësua me notën 7.0.
Po ashtu Granit Xhaka në intervisten per Sky Sports Football ka thënë se “” Ne duhet të jemi të lumtur për të marrë një pikë…”
https://www.facebook.com/SkySportsFootball/videos/vb.147550179155356/363053457982280/?type=2&theater
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











