Futboll
Arsenali ka gjetur zëvendësimin për Aron Remzi
Arsenal sezonin e ardhshëm nuk do të ketë më në formacion mesfushorin Aron Remzin, që do të luajë për Juventusin.
Gjithsesi, mediat britanike konfirmojnë se “Topçinjtë” kanë gati emrin e zëvendësuesit. Ai është mesfushori i Leicester, Xhejms Madison.
22-vjeçari konsiderohet si një talent në Premier Ligë, lojtar që është grumbulluar edhe me kombëtaren e “3 luanëve”. I ardhur verën e kaluar te skuadra e “dhelprave” për 20 milionë euro, Madison ka realizuar 7 gola në 31 ndeshje, duke tërhequr vëmendjen e skuadrave “big”, përfshirë edhe Arsenal, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
Ai ka një kontratë deri në vitin 2023 me Lesterin. Gjithsesi, vlera e Madisonit thuajse është trefishuar gjatë një sezoni, ndaj Arsenal i duhet të hapë kuletën për të marrë lojtarin.
Për të evituar konkurrencën, Arsenal është gati të bëjë një sforco financiare, ndaj ka nisur menjëherë kontaktet me menaxherin e lojtarit, për ta mbyllur sa më shpejt marrëveshjen.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













