Bota
Arrin në 80 numri i të vdekurve nga sulmi i fundjavës në Kabul
Kurse nga shpërthimi i 17 gushtit ishte raportuar se kanë vdekur 63 persona
Numri i të vdekurve nga një sulm vetëvrasës në një dasmë në Kabul gjatë fundjavës ka rritur në 80, kanë thënë dy zyrtarë policorë në Afganistan.
Nga shpërthimi i 17 gushtit ishte raportuar se kanë vdekur 63 persona, mirëpo disa të plagosur më pas kanë ndërruar jetë në spital, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi.
“Nga plagët e marra kanë vdekur edhe 17 persona të tjerë dhe 160 janë duke u trajtuar ose në spitale, ose në shtëpi”, ka thënë Rahimi.
Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ka ndodhur në perëndim të Kabulit.
Ky është sulmi i 17-të që ka ndodhur në Kabul gjatë këtij viti dhe i dyti më i madh në këtë shtet.
Si pasojë e këtyre sulmeve, të paktën 193 persona kanë vdekur dhe gati 900 tjerë janë plagosur.
Ky sulm ka ndodhur teksa Uashingtoni dhe talibanët është raportuar se janë afër arritjes së një marrëveshjeje për përfundim të luftës 18-vjeçare në Afganistan.
E-Diaspora
-
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura Tre viktima nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Majac, 43-vjeçari kishte ardhur për pushime... -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















