Lajme
Arrin në 30 milionë numri i të infektuarve me Covid në botë
Ka arritur më mbi 30.7 milionë numri i të infektuarve me Covid-19 në botë, prej të cilëve më shumë se 957 mijë kanë vdekur, ndërsa 22.4 milionë janë shëruar.
Shtetet e Bashkuara prijnë me numrin më të madh të rasteve, me rreth 6.7 milionë të infektuar e rreth 200 mijë të vdekur, për t’u pasuar nga India që deri më tani ka regjistruar mbi 5.3 milionë të infektuar nga Covid19, prej të cilëve më se 85 mijë kanë vdekur.
Në vend të tretë për nga numri i rasteve renditet Brazili me mbi 4.4 milionë të infektuar dhe 135 mijë të vdekur.
Rritje të rasteve të reja janë regjistruar edhe në Evropë, me shumë vende që kanë njoftuar masa të reja kufizuese për të parandaluar përhapjen.
Vendimi për shtim të masave kufizuese vjen pas paralajmërimit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se rastet e infektimit në mbarë kontinentin evropian kanë filluar të përhapen sërish me “ritme alarmuese”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












