Lajme
Fondi pensional i kosovarëve shënon rritje
Sipas Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, sektori pensional vazhdoi të ketë kthim pozitiv në investime dhe rritje të kontributeve të reja, e që rrjedhimisht rezultoi në rritje të aseteve, shkruan Indeksonline.
“Sektori pensional përbën 27.3 për qind të gjithsej aseteve të sistemit financiar në vend, duke qenë kështu sektori i dytë për nga pesha e rëndësisë në sistemin financiar. Vlera e stokut të gjithsej aseteve të menaxhuara nga fondet pensionale shënoi rritje vjetore prej 8.8 për qind, dhe arriti vlerën 1.91 miliardë euro” thuhet në raportin “Vlerësimi tremujor i sistemit financiar”, të BQK-së.
Në baza tremujore, asetet e sektorit pensional u zgjeruan për 43.9 milionë euro, si rezultat i rritjes së kontributeve të arkëtuara dhe kthimit nga investimet.
“Krahas TM3 2018, vlera e gjithsej aseteve për këtë tremujor ishte më e ulët për 25.7 milionë euro, kryesisht si rrjedhojë e vlerës më të ulët të kthimit nga investimet”, thuhet në raport.
Në këtë tremujor, kontributet e arkëtuara të FKPK-së shënuan vlerë prej 46.0 milionë eurosh, një rritje për 6.1 për qind krahas periudhës së njejtë të vitit paraprak. Për më shumë, FKPK shënoi kthim pozitiv në investime në vlerë prej 21.8 milionë euro.
Kjo rritje erdhi kryesisht si rezultat i performancës së investimeve në tregjet e jashtme si dhe atyre brenda vendit.
“Investimet në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës u shtuan për 34.1 milionë euro. Në krahasim me 2018, fondet pensionale kanë rritur investimet e tyre në formë të depozitave në bankat komerciale në vend. Depozitat e fondeve pensionale u rritën për 28.6 milionë euro”, thuhet në raport.
FSKP-ja realizoi kthim pozitiv bruto nga investimet prej 220.5 mijë euro, apo 48.7 mijë euro më shumë se në 2018). Për më shumë, FSKP-ja pati edhe arkëtime të reja që arritën vlerën prej 137.5 mijë euro.
Sa i përket sektorit pensional në përgjithësi, kthimi bruto nga investimet ishte 22.04 milionë euro, ndërsa kontributet e arkëtuara ishin 46.08 milionë euro, prej të cilave 99.7 për qind i përkasin FKPK-së, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjedhje me thyerje në Rüti ZH: Arrestohet një kosovar I arrestuari, një 41-vjeçar kosovar, ngarkohet me dyshimin për vjedhje me thyerje. Kërkimi për të arratisurin...
-
Korriku, muaji më i suksesshëm ndonjëherë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
-
Këln: Endrit Smaili paraqet punim shkencor në Kongresin Ndërkombëtar të Papirologjisë
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
Jeta në Austri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone Ministria e Bujqësisë në Austri ka paralajmëruar për rrezik të shtuar nga zjarret në pyje, pavarësisht...
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten
-
Austri: Restorantet limitojnë kohën e qëndrimit të klientëve
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit