Shqipëria
Arrin ndihma nga Zvicra në Shqipëri
Dy aeroplanë kanë ardhur nga Rumania, kurse dy nga Turqia dhe Zvicra
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ambasadori i Rumanisë në Tiranë, Mircea Perpelea, kanë pritur në aeroportin e Rinasit mbërritjen e dy avionëve Hercules të ushtrisë rumune, me 52 specialistë për situata katastrofash natyrore, të pajisur me pajisje kërkimi nën rrënojat e ndërtesave.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, numri dy i PS-së, Balla, deklaron se menjëherë pas mbërritjes skuadrat e kërkimit u nisën për të ndërhyrë në Durrës, raportojnë mediat shqiptare.
Gjithashtu Balla bën me dije se sapo mbërritën në Rinas edhe dy avionë nga Turqia dhe nga Zvicra, përcjell albinfo.ch.
“Vazhdojnë të mbërrijnë avionë të ndihmës nga Turqia, Rumania dhe Zvicra në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Shqipëria po kalon ditët më të vështira, ndaj solidaritet dhe mirënjohje për të gjithe ata që janë pranë njerëzve ne nevojë”, thuhet në njoftimin e Aeroportit të Rinasit.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












