Lajme
Arrijnë në Potoçari mbetjet e nëntë viktimave të gjenocidit në Srebrenicë
Në Qendrën Përkujtimore pranë Srebrenicës po bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë e 11 korrikut, kur do të varrosen nëntë viktimat e gjenocidit.
Kolona e njerëzve me mbetjet mortore të nëntë viktimave të gjenocidit në Srebrenicë arriti të enjten në Qendrën Përkujtimore në Potoçari, ku janë të varrosura viktimat e masakrës.
Kolona u ndal për pak kohë para ndërtesës së Presidencës së Bosnjës në Sarajevë, ku u mblodh një numër i madh njerëzish, në mesin e tyre edhe përfaqësues politikë, për të vazhduar më pas drejt Potoçarit, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Viktima më e re që do të varroset këtë vit është Salko (Ahmet) Ibisheviq, ndërsa më e vjetra është Hasan (Alija) Peziq.
Më 11 korrik shënohet 25-vjetori i masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.
Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi ka konstatuar se këto vrasje kanë përbërë gjenocid.
Kjo gjykatë ka dënuar ish-gjeneralin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq dhe mentorin e tij politik, Radovan Karaxhiq, për gjenocid dhe krime të tjera të luftës në Srebrenicë.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












