Kosova
Veseli flet për gjenocidin serb
Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, sot në Mitrovicë u dha premiera e dokumentarit “Kujtojmë mos me harrue”, të autorit Asllan Bajrami.
Dokumentari rrëfen luftën e Kosovës dhe dëbimin e dhunshëm të shqiptarëve nga forcat paramilitare ushtarake serbe.
Në një fjalë të rastit, kryeparlamentari Veseli, duke kujtuar edhe njëherë krimet e Serbisë në Kosovë, tha se këtu edhe buron ideja e tij për një tribunal ndërkombëtar për gjenocidin serb, pra, për të shpaguar sakrificën e shqiptarëve të Kosovës dhe njëkohësisht për të vënë në vend drejtësinë, të mohuar për dy dekada.
“Serbia është shteti i cili ka kryer gjenocid në Kosovë, me kriminelët e saj të cilët shkaktuan shumë vuajtje mbi popullatën tonë të pafajshme. Pra, nuk po flasim për ballafaqimet ushtarake midis Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe ushtrisë e policisë së Serbisë, por po flasim për një veprim tërësisht të organizuar nga shteti serb dhe të realizuar nga forcat ushtarake dhe policore të tij, mbi fëmijë, pleq dhe gra të pambrojtura. Janë këto veprime të dënuara me cdo të drejtë ndërkombëtare dhe njerëzore”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Siç njofton Kuvendi i Kosovës, kreu i Kuvendit përsëriti se iniciativës së tij do t’i shkohet deri në fund dhe tribunali ndërkombëtar për gjenocidin serb do të ndodhë pashmangshëm.
Ai tha se është turpi më i madh që një komb mund ta mbajë gjatë historisë, nëse nuk përgjigjet për krimet që i ka kryer mbi njerëzit e pafajshëm, shkruan KP, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













