Futboll

Arrihet marrëveshje mes Milanit dhe Granit Xhakës

Për një kontratë trevjeçare, është arritur marrëveshja mes Milanit dhe mesfushorit të Bayer Leverkusen, Granit Xhaka.

Rossonerët tani duhet të negociojnë me Bayer Leverkusen, të cilët tashmë kanë humbur Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong te Liverpool dhe Jonathan Tah te Bayern Munich, sipas raportimeve nga Calciomercato, transmeton albinfo.ch.

Sipas mediumit italian, Milani synon t’i ofrojë 10 milionë euro Bayer për t’i bindur ata që ta shesin ish-yllin e Arsenalit.

Milani e ka shitur Tijjani Reijnders te Manchester City dhe pritet të njoftojë transferimin e lirë të Luka Modric sapo të përfundojë Kupa e Botës për Klube.

Xhaka shënoi dy gola dhe dha shtatë asiste në 34 paraqitje në Bundesligë nën drejtimin e Xabi Alonsos në sezonin 2024-25.