Lajme
Arrihet marrëveshja VMRO – BDI?
Sipas medieve në Shkup, është Gruevski ai që ka pranuar kushtet e BDI-së, që lidhen me dygjuhësinë në nivel të administratës dhe kryetarin e Kuvendit. Po ashtu BDI merr 8 ministri
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e ka shpëtuar me “fytyrë” Nikolla Gruevskin, pasi ka pranuar koalicionin me VMRO DPMNE-në. Sipas medieve në Shkup, është Gruevski ai që ka pranuar kushtet e BDI-së, që lidhen me dygjuhësinë në nivel të administratës dhe kryetarin e Kuvendit.
Po ashtu BDI thuhet e do t’i marrë edhe tetë ministri përfshirë edhe atë të Punëve të Brendshme.
Marrëveshja është arritur vetëm pak orë para se Nikolla Gruevskit t’i kaloj mandati. Por, nuk dihet se a është pranuar kushti tjetër për vazhdimin e mandatit të prokurorisë Speciale.
Marrëveshjen menjëherë e ka përshëndetur ish kryeministri i Shqipërisë dhe tanimë deputeti i Kuvendit shqiptar, Pandeli majko. Ai ka thënë se kjo marrëveshje e koalicionit është më e rëndësishme që nga ajo e Ohrit, që i dha fund konfliktit.
Ndryshe në ora 19 VMRO DPMNE do të mbaj një konferencë për media për të zyrtarizuar koalicionin e ri qeverisë.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









