Lajme
Arrihet marrëveshja, tejkalohet ngërçi tregtar Kosovë-Maqedoni
Mediat në Shkup raportojnë se Qeveria e Maqedonisë ka hequr embargon e miellit ndaj Kosovës
Vendimi qeveritar i Shkupit pritet të hyjë në fuqi nesër në mesnatë, ndërsa pas kësaj Qeveria e Kosovës pritet të heq embargon e plotë për prodhimet e Maqedonisë.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat e Kosovës edhe zv/kryeministri Hajredin Kuçi.
Ai ka thënë se Qeveria e Maqedonisë ka vendosur të heqë barrierën për miellin e Kosovës në mesnatën ndërmjet 14 dhe 15 shtatorit.
Telashet mes dy vendeve kanë nisur që në korrik, kur Shkupi vendosi embargo për import të miellit dhe grurit nga shtetet anëtare të CEFTA-s, e cila kishte afat 3 muaj.
Por, pas skadimit të këtij afati, Maqedonia nuk hoqi embargon dhe Qeveria e Kosovës iu kundërpërgjigj duke vendos embargo ndaj disa produkteve, siç janë vajrat, duhani, alkooli, pemët dhe perimet.
Ndërsa Maqedonia e përshkallëzoi regjimin, duke aplikuar taksa kufitare për kosovarët, si dhe bllokoi pikat kufitare me Kosovën. Ndërsa Kosova shkoi deri në atë masë sa i bllokoi të gjithë produktet “Made in Makedonia” duke i shkaktuar humbje shtetit fqinj deri 1 milionë euro.
19:00 – Kufiri Kosovë-Maqedoni, mbyllet hermetikisht
Qytetarët e Kosovës mund ta kalojnë kufirin vetëm në këmbë, përderisa rruga në anën maqedonase ende nuk është zhbllokuar
Premtimet e autoriteteve maqedonase se do t’i heqin taksat kufitare për kosovarët, nuk u jetësuan në realitet, madje ngërçi politiko-ekonomik të premten u theksua edhe më shumë. Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës thonë se kufiri me Maqedoninë është bllokuar hermetikisht.
Nëpërmjet një komunikate për media, Ministra kosovare e Tregtisë dhe Industrisë, i njofton të gjithë qytetarët e Kosovës se vendosjes së taksës nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë ende mbetet e pandryshuar.
“Pala maqedonase ende nuk e ka hequr taksën për qytetarët e Republikës së Kosovës që duan të shkojnë në Maqedoni. Taksa mbetet e njëjtë edhe për automjete transportuese dhe autobusë”, njofton MTI.
Qytetarët e Kosovës, sipas kësaj ministrie, mund ta kalojnë kufirin vetëm në këmbë përderisa rruga e bllokuar në anën maqedonase nga disa mjete transportuese ende nuk është zhbllokuar nga autoritetet e Qeverisë së Maqedonisë.
“Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe shpreh vullnetin e mirë për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së krijuar andaj dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet maqedonase. Megjithatë, deri më tani përkundrejt angazhimit maksimal, ende nuk ka zgjidhje të situatës’, thuhet në kumtesë.
Heqja e menjëhershme e të gjitha pengesave të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe barrierave tregtare nga Qeveria e Maqedonisë, sipas Prishtinës zyrtare, do të rezultojë me heqjen e menjëhershme të bllokadës së importit për produktet maqedonase nga Qeveria e Kosovës.
Ndryshe, telashet mes dy vendeve kanë nisur që në korrik, kur Shkupi vendosi embargo për import të miellit dhe grurit nga shtetet anëtare të CEFTA-s, e cila kishte afat 3 muaj.
Por, pas skadimit të këtij afati, Maqedonia nuk hoqi embargon dhe Qeveria e Kosovës iu kundërpërgjigj duke vendos embargo ndaj disa produkteve, siç janë vajrat, duhani, alkooli, pemët dhe perimet.
Ndërsa Maqedonia e përshkallëzoi regjimin, duke aplikuar taksa kufitare për kosovarët, si dhe bllokoi pikat kufitare me Kosovën. Ndërsa Kosova shkoi deri në atë masë sa i bllokoi të gjithë produktet “Made in Makedonia” duke i shkaktuar humbje shtetit fqinj deri 1 milionë euro.
Kur ky regjim i mbështet edhe komuniteti kosovar i biznesit, atëherë reagoi Shkupi duke ofruar marrëveshje.
Ndërsa, për të tejkaluar krizën ndërshtetërore, kryeministri Hashim Thaçi e emëroi zëvendësin e tij, Hajredin Kuçi që të negociojë me autoritetet në Shkup, për të gjet një zgjidhje. Kuçi nuk shkoi në Shkup, por nëpërmjet telefonit u mundua të gjejë zgjidhje.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











