Lajme
Arrihet marrëveshja
Është arritur marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve, pas tri ditë negociatash maratonike ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Sipas shpjegimeve zyrtare të Bashkimit Evropian, palët gradualisht do të ndërtojnë post-blloqet e integruara, të përbashkëta dhe të sigurta nëpër pikat e kalimeve. EULEX-i, sipas mandatit do të jetë prezent.
“Duke e marrë parasysh faktin se palëve duhet t’u kërkohet që gradualisht të harmonizojnë legjislacionin me atë të BE-së, palët arritën marrëveshje për konceptin e BE-së për menaxhimin e integruar të pikëkalimeve (IBM). Kjo do të thotë që palët gradualisht do të krijojnë kalime të përbashkëta, të integruara, të vetme dhe të sigurta tek të gjitha pikëkalimet e përbashkëta. EULEX-i do të jetë aty në bazë të mandatit të vet. Koncepti IMB do të implemenohet gradualisht sa më shpejt që është e mundshme”, thuhet në njoftimin e BE-së.
Shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se për dallim prej marrëveshjeve tjera, kjo marrëveshje në formë të protokollit do të nënshkruhet edhe nga ana e BE-së, në mënyrë që edhe Brukseli të jetë një lloj garantuesi se marrëveshja do të implementohet.
Sa i përket marrëveshjeve të mëparshme është arritur që nga Beogradi të merren garancitë se një marrëveshje e arritur muaj më parë për lirinë e lëvizjes do të jetë në tërësi e implementuar që nga data 26 dhjetor nëse BE-ja konfirmon se liria e plotë e lëvizjes do të garantohet që nga kjo datë.
Sikur të mos kishte ndodhur dhuna e së hënës në veri nga serbët e rebeluar, marrëveshja e sotme do të mjaftonte që Serbia të marrë statusin e kandidatit, por në dritë të dhunës në veri dhe në dritë të asaj se çfarë ka thënë kancelarja Angela Merkel sot në Parlamentin gjerman, marrëveshja nuk mjafton.
Brukseli i vetëdijshëm për këtë rrethanë qysh tash ka nisur të përgatisë terrenin dhe të paralajmërojë se ndoshta çështja e statusit të kandidatit për Serbinë do të lihet për ndonjë samit të radhës për vitin e ardhshëm, më së herët në pranverë, diku në mars.
Të hënën kur të takohen ministrat e Jashtëm të BE-së do të dihen detajet më të qarta.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











