Lajme
Arrestohen 75 persona të organizatës mafioze në Zvicër dhe Itali
Si pjesë e një aksioni në shkallë të gjerë nga autoritetet zvicerane dhe ato italiane kundër organizatës mafioze kalabriane ‘Ndrangheta, 75 persona janë arrestuar. Ata akuzohen për trafik droge, pastrim parash, korrupsion dhe krime të tjera.
Po ashtu janë konfiskuar mallra me vlerë 169 milionë euro, siç raportoi agjencia e lajmeve Ansa, përcjell albinfo.ch.
Sipas informacionit, të arrestuarit u përkasin familjeve kalabriote, për të cilat thuhet se janë aktive në fushën e krimit të organizuar. Ata vijnë nga zona e Lamezia Terme dhe krahina e Vibo Valentia.
Aksioni u krye nga Policia federale, policia financiare në Catanzaro dhe shërbimi hetimor për krimin e organizuar në Romë, ku morën pjesë 700 zyrtarë policorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












