Kosova
Arrestohet Vali Corleone, kanoste prindërit e tij
Policia ka pranuar ankesë nga prindërit e të dyshuarit se djali i tyre në vazhdimësi i ka ngacmuar dhe kanosur dhe kohë pas kohe i ka larguar edhe nga shtëpia
Është arrestuar Vali Corleone pasi dyshohet se ka ngacmuar dhe kanosur prindërit e tij me të cilët jetonte në bashkësi familjare.
Këtë e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Njësiti i hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, ku pas arritjes tek shtëpia, i njëjti ka refuzuar t’u bindet urdhrave të oficerëve policor. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion”, tha Hashani për “KALLXO.com”.
Sipas zëdhënësit, policia ka pranuar ankesë nga prindërit e të dyshuarit se djali i tyre në vazhdimësi i ka ngacmuar dhe kanosur dhe kohë pas kohe i ka larguar edhe nga shtëpia, përcjell albinfo.ch.
Sipas policisë, Vali Corleone ka vazhduar të ketë sjellje agresive dhe kërcënuese edhe në stacionin policor, për çka është kontrolluar edhe nga mjeku psikiatrik dhe i është ofruar edhe ndihma mjekësore në Spitalin Rajonal-Gjilan.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Ngacmim” gjersa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









