E-Diaspora
Arrestohet shqiptarja që ndihmonte grupet kriminale
Policia britanike beson se ky rrjet i ka ofruar shërbime kriminelëve, përfshirë trafikantëve të njerëzve dhe drogës, apo edhe rrëmbyesve
Një 37-vjeçare shqiptare është arrestuar nën dyshimin se ka ndihmuar grupe kriminele shqiptare që të pajisen me 500 pasaporta britanike.
Arrestimi i saj është bërë nga Agjencia Kombëtare e Krimit në kuadër të një operacioni që synonte identifikimin e një rrjeti kriminal që lehtësonte dhënien e shtetësisë dhe pasaportave britanike, si dhe pastrimin e parave për kriminelët.
Teksa emri i 37-vjeçares shqiptare nuk bëhet i ditur, mësohet se ajo jeton në Ilford, transmeton “TCH”.
Policia britanike beson se ky rrjet u ka ofruar shërbime kriminelëve, përfshirë trafikantëve të njerëzve dhe drogës, apo edhe rrëmbyesve, përcjell albinfo.ch.
Gruaja, e cila dyshohet se kishte ngritur një biznes me identitet fals dhe ka ndihmuar në pajisjen me pasaporta në qindra raste, u arrestua nën akuzën e mashtrimit një ditë më parë.
Agjencia Kombëtare e Krimit bën me dije se ajo është lënë e lirë, teksa hetimet për përfshirjen e saj po vijojnë.
“Ne besojmë se ky rrjet i ka ofruar kriminelëve një mënyrë për të marrë pasaporta në Mbretërinë e Bashkuar, duke u dhënë atyre mjetet për të kryer krime të rënda dhe për të lëvizur nën radarin e zbatimit të ligjit”, u shpreh Andrea Wilson, kreu rajonal i Agjencisë Kombëtare të Krimit.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











