Lajme
Arrestohet shqiptari nga Guardia di Finanza në Itali
Itali: Kapen 220 kilogramë kokainë
Raportohet se një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Guardia di Finanza në Itali. Arrestimi i tij u bë gjatë një operacioni anti-drogë në Verona, ku u kapën 220 kilogramë drogë e llojit kokainë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se sasia u kap në një kamion që drejtohej nga shqiptari, i cili ishte edhe më parë i akuzuar për trafikim droge, shkruajnë mediat italiane. Nëse kokaina e pastër do të hidhej në treg, vlera e saj do të arrinte në 15 milionë euro.
Kamioni u ndalua nga agjentën e Guardia di Finanzas në autostradën A4 të Veronas. Agjentët vunë re se shpejtësia e kamionit ishte jo e zakonshme, prandaj fillimisht e verifikuan targën e automjetit.
Ata kishin pasur informacione se kamioni mund të përdorej për transportim të drogës. Ngjarja ka ndodhur më datën 6 mars.
Droga që u zbulua ishte e ndarë në 200 pako.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












