CH-Ballkani
Arrestohet shqiptari nën dyshimin për vrasjen e çiftit britanik
I dyshuari kryesor për këtë rast është Ali Qazimaj, 42 vjeçar i cili po ashtu dyshohet se ka qëndruar me identitet të vjedhur. Ai mendohet të jetë nga Shqipëria, ndërsa sipas të dhënave të tij personale, është lajmëruar me identitet kosovar
Policia e Luksemburgut ka arrestuar një shqiptar të dyshuar për vrasje të dyfishtë. Vrasja daton që nga 3 qershori. Atë ditë britanikët Suffolk Sylvia dhe Peter Stuart ishin raportuar si të zhdukur. Trupi i pajetë i Peter Stuart është gjetur pak kohë më vonë. Sipas policisë, 75 vjeçari ka vdekur nga lëndimet e marra, ndërsa për Suffolk Sylvia ende nuk është gjetur asnjë gjurmë, shkruan tageblatt.lu, përcjell “albinfo.ch”.
I dyshuari kryesor për këtë rast është Ali Qazimaj, 42 vjeçar i cili po ashtu dyshohet se ka qëndruar me identitet të vjedhur. Ai mendohet të jetë nga Shqipëria, ndërsa sipas të dhënave të tij personale, është lajmëruar me identitet kosovar.
Ali Qazimaj është arrestuar në qytetin e Luksemburgut. Një punonjës i një hosteli në qytetin e Luksemburgut në vendin ku ishte strehuar Qazimaj, e ka njohur të kërkuarin për vrasje dhe ka njoftuar policinë.
Ai është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











