Lajme
Arrestohet shqiptari në Francë për këtë arsye
Një 46-vjeçar i dënuar me pesë vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh është arrestuar në Francë, me qëllim ekstradimi në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Policia njofton se si rezultat i sigurimit të informacionit nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të tij, nëpërmjet Interpol Tiranës, me homologët në Paris, u organizua dhe u finalizua operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Five”.
“Gjatë këtij operacioni, policia franceze lokalizoi, kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin E. B, 46 vjeç”, njofton Policia.
Sipas Policisë ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse në vitin 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me pesë vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Ky shtetas në vitin 2019 ka shitur pesë qese plastike me heroinë dhe pilula metadoni”, njofton Policia.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












