Lajme
Arrestohet shqiptari, i cili grabiti 76 mijë euro në 11 banka e lojëra fati
Një 22-vjeçar bullgar dhe një shqiptar 42-vjeçar u arrestuan gjatë një operacioni në Athinë, si anëtarë të një bande që kryente në mënyrë sistematike grabitje të armatosura në degët e bankave dhe dyqane lojërash fati, në zona të ndryshme të Atikës.
Sipas policisë, të pandehurit kishin krijuar një organizatë kriminale që prej shtatorit të vitit 2021, që kryente grabitjet të armatosura. Sa i përket mënyrës së kryerjes së tyre, policia shpjegon se një anëtar hyri me forcë në ambientet e ngjarjes me tiparet e fytyrës të fshehura nga një kapele apo paruke, syze dielli dhe një maskë kirurgjikale.
Menjëherë më pas ka imobilizuar me kërcënimin e pistoletës punonjësit e dyqanit përkatës dhe pasi ka hequr paratë nga kasa, ka detyruar drejtuesin t’i hapë derën e sigurisë, nga ku është arratisur. Aty pranë dhe për të mos ngjallur dyshime, ai ndërronte rrobat që vishte gjatë çdo grabitjeje dhe zakonisht vishte një jelek fluoreshent që i referohej një punonjësi të Bashkisë. Ikja e sigurt e autorit nga vendi i grabitjes është siguruar nga bashkëpunëtorët e tij, të cilët e prisnin aty pranë. Në të njëjtën kohë, bashkëpunëtorët janë ngarkuar edhe me rolin e zjarrfikësit, duke njoftuar autorin për një lëvizje të mundshme të forcave të policisë në vendngjarje.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











