Autotech
Arrestohet shefi i Audi-së, Rupert Stadler
Rupert Stadler, ahefi ekzekutiv i prodhuesit gjerman të automjeteve “Audi”, është arrestuar këtë të hënë në lidhje me hetimin mbi skandalin e emetimit të gazrave të dëmshëm nga makinat me naftë, shkruajnë një sërë mediash gjermane.
Sipas informacioneve të “Der Spiegel” përpara një jave policia gjermane kishte bastisur shtëpinë e shefit të Audisë, ku kishte gjetur prova për implikimin e tij në skandalin e dizelit, përcjell albinfo.ch. Ai kishte ndërhyrë edhe te dëshmitarët, për të ndryshuar provat.
Prokurorët e Mynihut II thanë se Stadler duhej të merrej në pyetje të mërkurën, pasi të komunikonte me avokatët e tij.
Skandali i dizelit është zbuluar përpara tre viteve, ndërsa prej atëherë Audi ka tërhequr nga tregu miliona vetura. Vetëm muajin e kaluar, Audi pranoi se 60 mijë automjete të tjera të modeleve A6 dhe A7 me motor nafte kishin probleme të ngjashme me emetimin.
Prej 2015 kur shpërtheu skandali i emetimit të gazrave të dëmshme janë arrestuar 20 persona. Në akuza janë edhe shefa të VW, BMW dhe Mercedes.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









