Kosova
Arrestohet një shtetas i Turqisë në aeroportin e Prishtinës
Prezantoi leje-qëndrim të falsifikuar
Në raportin e fundit të lëshuar nga Policia e Kosovës thuhet se është arrestuar një shtetas i Turqisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, përcjell albinfo.ch.
Kjo nën dyshimin se i njëjti ka prezantuar një lejeqëndrim të falsifikuar të Belgjikës.
I dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në procedurë të përshpejtuar në gjykatë.
“ANP Adem Jashari 21.01.2022 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Turqisë, pasi që ka prezantuar një leje qëndrimi të Belgjikës, e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar, dokumenti është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit i dyshuari në procedurë të përshpejtuar është dërguar në gjykatë”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











