Bota
Arrestohet personi që hyri me benzinë në katedralen e Nju-Jorkut
Zyrtarët policorë në Shtetet Bashkuara kanë njoftuar se një burrë është arrestuar, pasi ka hyrë në Katedralen Shën Patrik të Nju-Jorkut duke bartur lëndë ndezëse.
Ata kanë thënë se roja është përballur me 37-vjeçarin, teksa ai ka hyrë në kishën që gjendet në Menhetën.
Ai është thënë të ketë hedhur benzinë në tokë, mirëpo zyrtarët e kanë dërguar në mbajtje.
Zëvendëskomisionari policor, John Miller, ka thënë se incidenti i “dyshimtë” ka ndodhur vetëm dy ditë pas zjarrit që ka përfshirë katedralen Notre Dame në Paris.
Megjithatë, autoritetet kanë thënë se ende është “shumë herët” për të treguar nëse ky incident ka pasur motive terroriste.
Kur është përballur me policinë jashtë katedrales, i dyshuari u ka thënë zyrtarëve se makina e tij ka mbetur pa naftë dhe kishte vendosur të kalojë përmes katedrales për ta siguruar atë në rrugë më të shkurtër.
Mirëpo, kur policia ka kontrolluar veturën, pretendimet e tij nuk kanë qenë të vërteta.
Ndërkohë hetuesit në Paris kanë thënë se procesi i renovimit të katedrales Notre Dame mund të ketë shkaktuar aksidentalisht zjarrin, transmeton rel, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













