Bota
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e deputetit gjerman që mbështeste emigrantët
Vrasja e një deputeti lokal, mbështetës i emigrantëve në Gjermani, për të cilin u arrestua këtë fundjavë një person i dyshuar, me shumë mundësi lidhet me ekstremin e djathtë, njoftoi sot Prokuroria kombëtare antiterroriste.
Në fazën aktuale të hetimeve, ne nisemi nga parimi që ka dyshime për veprime të ekstremit të djathtë, për të zbardhur arsyet e vrasjes që tronditi opinionin publik, deklaroi për median zëdhënësi i Prokurorisë.
Prokuroria e përgjithshme e Karlsruhe, kompetente në fushën e terrorizmit dhe të krimit të organizuar, bazohet veçanërisht, për të provuar këtë tezë, mbi të kaluarën e të dyshuarit, një person rreth të 45-ve i afërt me lëvizjen neonaziste dhe tashmë i dënuar për akte dhune, më konkretisht kundër një qendre migrantësh, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë, por për momentin nuk ka asnjë element që dëshmon se i dyshuari mund të ketë vepruar në kuadër të një grupimi të ekstremit të djathtë formuar për këtë qëllim. Marrë si referencë grupimin neo-nazist gjerman NSU, përgjegjës për vrasjen e disa emigrantëve në Gjermani që në fillim të viteve 2000.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026













