Bota
Arrestohet një person për sulmin në Dortmund
Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë duke u hetuar për sulmin terrorist ndaj autobusit të Borussia Dortmundit
Policia gjermane ka bërë të ditur se është arrestuar një person lidhur me sulmin terrorist në Dortmund, ku u plagos një futbollist i kësaj skuadre, raporton albinfo.ch.
Tre shpërthime kishin ndodhur afër autobusit të skuadrës, nga ku kishte ardhur te lëndimi i Marc Bartras, derisa futbollistët tjerë ishin në shok nga ajo që po ndodhte.
Dy persona të tjerë janë duke u hetuar. Në një letër të gjetur përgjegjësinë e merr Shteti Islamik.
Mediat gjermane shkruajnë se sulmi ishte i planifikuar dhe bombat ishin vendosur pikërisht në vende ku autobusi detyrohej ta ulte shpejtësinë.
Hetuesit thonë se kanë gjetur edhe një letër në vendngjarje, në të cilën, sipas mediave, shkruhej “Në emër të Allahut”.
Futbollistët e Dortmundit janë shprehur të shokuar me ngjarjen që ka ndodhur, ashtu si edhe trajneri i kësaj skuadre. Ata kanë mbetur të befasuar që u detyruan të luajnë ndaj Monacos, vetëm një ditë pas sulmit.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









