Kosova

Arrestohet një person në pikëkalimin kufitar në Vërmicë

Provoi t’i japë ryshfet 10 euro zyrtarit policor

Mësohet se një shtetas shqiptar me inicialet  Q.H., i lindur më 1971, gjatë procesit të kontrollit, në pasaportën e tij kishte lënë një kartëmonedhë (10 euro) dhe kur është pyetur nga zyrtari kufitar për kartëmonedhën, i njëjti ishte përgjigjur se i kishte lënë për kafe, transmeton albinfo.ch.

“Me këtë rast zyrtarët policorë kanë marrë masat e nevojshme, është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit personi i dyshuar është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës si dhe kartëmonedha është konfiskuar si dëshmi materiale”, thuhet në komunikatë të Policisë së Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave, personi i dyshuar, me urdhër të prokurorit, është dërguar në qendrën e ndalimit, kurse malli, së bashku me automjetin, është kthyer prapa.