Kosova
Arrestohet një i dyshuar për djegien e veturave në veri
Është arrestuar një qytetarë serb si i dyshuar për djegien e veturave në këtë pjesë të vendit. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. “Njëri nga ta sot është arrestuar dhe i cili përveç që ka qenë i përfshirë në djegien e veturave në veri, si pjesë aktive e strukturës kriminale të të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”, më parë ai kishte sulmuar me armë Policinë e Kosovës, duke i plagosur dy zyrtarë të saj”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.
I njëjti akuzohet për “Pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar”, “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
Tutje, ministri i Brendshëm thotë se i gjithë skenari i djegies së veturave është i orkestruar nga Beogradi. “Djegia e veturave të qytetarëve tanë në veri e orkestruar nga Beogradi me qëllim të shkaktimit të frikës tek qytetarët tjerë është pa dyshim akt i rëndë kriminal. Siç edhe kemi thënë, sa herë kanë ndodhur akte të tilla, njësitet relevante policore kanë qenë të angazhuara në identifikimin e kriminelëve që kanë kryer akte të tilla”, përcjell albinfo.ch.
Për tre ditë me radhë në Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq janë djegur tetë vetura të qytetarëve të nacionalitetit serb. Kjo është konsideruar si kërcënim për mospjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 23 prillit në katër komunat veriore të Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë








