Kosova
Arrestohet një 31-vjeçar në Aeroportin “Adem Jashari” për këtë arsye
Një person i shpallur në kërkim nga autoritetet gjyqësore është arrestuar pasditen e së enjtes në ANP “Adem Jashari”, pasi ka rezultuar në Stop List gjatë kontrollit të rregullt kufitar, përcjell albinfo.ch.
Ngjarja është regjistruar më 13 nëntor 2025, rreth orës 16:20, kur personi Sylejman Hajdini, rreth 31-vjeçar ka rënë në sinjalizim me urdhërarrest aktiv, lëshuar nga Gjykata e Prishtinës.
Menjëherë pas konstatimit, njësia policore ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar të dyshuarin, ndërsa zyrtari policor ka kontaktuar gjykatësen e lëndës, e cila ka konfirmuar vlefshmërinë e urdhërarrestimit dhe ka autorizuar ndalimin e tij.
Sipas vendimit të gjykatëses, Hajdini është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ku do të qëndrojë deri sot, kur pritet të sillet nga policia përpara Gjykatës kompetente për procedurat e mëtejshme.
Rasti po trajtohet nga autoritetet policore dhe gjyqësore.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














