Shqipëria
Arrestohet nga policia mërgimtari për kontrabandë
Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në kuadër të planit të posaçëm të masave për luftën kundër informalitet, në aksin rrugor Fushë Milot – Lezhë, u arrestua në flagrancë shtetasi I.G., 46 vjeç, banues në Rumani.
“Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin, si dhe në banesën e tij të marrë me qera, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale një sasi e konsiderueshme enësh dhe aksesorë kuzhine të paketuara gati për shitje, në vlerë monetare rreth 27 000 euro”, ka njoftuar Policia e Shtetit.
Të gjitha mallrat ishin pa dokumentacion përkatës dhe të dyshuara kontrabandë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe mjeti, në të cilin u gjendën mallrat e dyshuar kontrabandë.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprat penale në ngarkim të tij “Kontrabandë me mallra të tjerë”, “Fshehja e të ardhurave” , “Manipulim i tregut” dhe “Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale””, ka njoftuar tutje policia.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













