Shqipëria
Arrestohet në Greqi, i kërkuari për tentativë vrasje në Shqipëri
Policia e Greqisë ka arrestuar një person i cili kërkohej për tentativë vrasje nga Interpol Tirana.
Sipas raportimeve, policia ka ndaluar automjetin dhe ka kërkuar dokumentacionin nga drejtuesi. Ky i fundit nuk ka pasur leje drejtimi mjeti dhe ka treguar një kartë homogjeni grek të lëshuar nga policia e Athinës në 20.05.2021 në emrin Ermal Lazaj, e cila është dukur e dyshimtë nga policia. Pas verifikimit ka rezultuar se karta ishte e falsifikuar dhe për këtë është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit.
“Gjatë intervistimit autori ka pranuar se karta është false dhe ka deklaruar gjeneralitetet e tij të vërteta, konkretisht Viktor Pashk Daçi, 45 vjeç nga fshati Baz i Matit. Nga verifikimi në sistemin e Interpol ai ka rezultuar person i shpallur në kërkim në Drejtoria e Policisë Qarku Dibër në Shqipëri për “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, prej datës 01.06.2015 për një ngjarje të ndodhur në 25.11.2014. Nga verifikimi në sistem i identitetit të dytë të të kërkuarit, konkretisht Ermal Lazaj, rezultoi se ai me këtë emër është arrestuar në 26.05.2023 në Agio Nikolao Lisithiou me 10 gram kokainë dhe në 22.10.2023 është proceduar nga policia e Agio Nikolaou për përdhunimin e një 23-vjecareje greke”, thuhet në njoftim, shkruan TCH.
Ai është arrestuar menjëherë nga policia greke me qëllim nisjen e procedurave të ekstradimit, ndërkohë që është proceduar penalisht edhe për falsifikimin e kartës së homogjenit, për shkelje të ligjit mbi emigrantët dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









