Kosova
Arrestohet ministri në Kosovë
Pas përfundimit të intervistimeve, me vendim të prokurorit, Damka dhe i dyshuari tjetër janë ndaluar për 48 orë
Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal në Kosovë, Fikrim Damka, është arrestuar të dielën në Prizren, së bashku me një familjar të tij me inicialet F.D.
Ata dyshohen për veprat penale “sulm” dhe “kanosje”.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Prizrenit, e cila ka njoftuar se rasti është raportuar rreth orës 18:00 më 9 shkurt, raportojnë mediat në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Zëdhënësi i Policisë, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për Dukagjinin se autoritetet kanë intervistuar të dyshuarit dhe viktimat, duke mbledhur prova dhe dëshmi shtesë lidhur me ngjarjen.
“Dje me datë 09.02.2025 rreth orës 18:00 në Prizren është raportuar një rast ‘Kanosje dhe Sulm’ , Policia ka intervistuar të dyshuarit F.D. dhe viktimat si dhe janë mbledhur prova dhe dëshmi tjera”, ka thënë Bytyqi.
Pas përfundimit të intervistimeve, me vendim të prokurorit, Damka dhe i dyshuari tjetër janë ndaluar për 48 orë.
Ndryshe, Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP) publikisht ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, (KDTP), Fikrim Damka, për sulm fizik ndaj një kandidateje për deputete nga radhët e YTHP-së.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













