Shkurt.ch

Arrestohet kosovari i dyshuar për dhunim

Kosovari ka hedhur poshtë çdo akuzë për fajësi në këtë rast. Por atë e ka paditur qysh më 1 shtator vajza e dhunuar, njofton policia

Shtatë javë pasi ka ndodhur një përdhunim të një femre 20 vjeçe pranë “Kaufleute”-s, këtij klubi të njohur të argëtimit në Cyrih, policia e qytetit ka kapur të dielën një kosovar 31 vjeç, të dyshuar për këtë akt.

Me rastin e marrjes së parë në pyetje, kosovari ka hedhur poshtë çdo akuzë për fajësi në këtë rast. Por atë e ka paditur qysh më 1 shtator vajza e dhunuar, njofton policia.

Ata dy ishin njohur në klubin e përmendur. Pak pas kësaj, rreth orës 2 të pasmesnatës, kosovari e kishte lutur atë që dilnin pak jashtë për “ajër të pastër”. Pastaj, në një hyrje të garazhit, në afërsi të lokalit ai e kishte përdhunuar atë.

Hetimet intensive të policisë nuk kishin sjellë për disa javë asnjë indikacion për dhunuesin. Vetëm të dielën, përgjegjësit për siguri të klubit Kaufleute kishin njoftuar policinë se ata po e mbanin një person që mund të ishte fajtori për dhunimin e ndodhur. I dyshuari, sipas njoftimit të policisë, është dorëzuar pa asnjë rezistencë.