Lajme
Arrestohet kosovari 30-vjeçar që po punonte në të zezë
Përveç kësaj, personi në fjalë kishte edhe një ndalim të mëhershëm të hyrjes në Zvicër
Të mërkurën, më 1 korrik, rreth orës 8:30 të mëngjesit, një 30-vjeçar, shtetas i Kosovës, është gjetur duke punuar si punëtor i paligjshëm në një kantier të madh ndërtimi afër qendrës së lokalitetit Trubach (SG), shkruan polizeiticker.ch.
Tani ai duhet të përgjigjet para prokurorit publik të kantonit të St.Gallenit.
Përveç kësaj, personi në fjalë kishte një ndalim të mëhershëm të hyrjes në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Ndaj tij, nën drejtimin e prokurorisë publike të kantonit të St.Gallenit janë ngritur masat përkatëse në përputhje me ligjin për të huajt dhe Kodin penal.
Po kështu do të dënohet edhe punëdhënësi i kosovarit.
Policia kantonale në St.Gallen ishte duke kontrolluar në disa kantiere ndërtimi për të parë nëse po punohej sipas ligjit, kur ka kapur kosovarin në fjalë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















