Kosova
Arrestohet i mituri, i vodhi një gruaje 2500 franga dhe 500 euro
I dyshuari me aktvendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë
Policia e Kosovës në Pejë ka arritur të arrestojë një të dyshuar për vjedhje. I dyshuari i mitur më 21.12.2019, pas mesnatës, kishte vjedhur nga makina çantën e një gruaje nga Shqipëria.
Ajo në çantë kishte 2 mijë e 500 franga dhe 500 euro, dokumentet e identifikimit, patentë shoferin dhe pasaportën e Republikës së Shqipërisë.
”Njësiti i hetimeve, stacioni policor Pejë, menjëherë ka vazhduar intenzivisht me veprimet hetimore, me ç‘rast sot më 22.12.2019, rreth orës 04:00 në një lokal është arritur të identifikohet, arrestohet i dyshuari i rastit të iniciuar të veprës së vjedhjes, shtetasi shqiptar kosovar (i mitur), së bashku me dy persona tjerë, të cilët gjithashtu janë të dyshuar lidhur me rastin për ‘Dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale“, njofton Policia e Kosovës në Pejë.
I . Rasti me kallëzim penal dërgohet ne Prokurorinë Themelore Pejë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













