Lajme
Arrestohet i dyshuari për plagosjen e fëmijëve
Dy fëmijë të një familjeje serbe janë plagosur të hënën në mbrëmje nga komshiu i tyre serb, i cili shtëpinë e tyre e kishte sulmuar me garantë dore
Dy fëmijë të komuniteti serb janë lënduar në mbrëmjen e kaluar në lagjen e Boshnjakëve në veriun e Mitrovicës, nga shpërthimi i një granate dore. Sipas policisë së Kosovës, bëhet fjalë për një sulm në familjen Vuçetiq, ndërsa është konfirmuar se sulmuesi ka qenë një komshi serbë.
Siç raporton policia kosovare, nga shpërthimi i granatës u lënduan dy fëmijë nën moshën 10-vjeçare, ndërsa pas një operacioni të zgjeruar të Policisë, është arrestuar sulmuesi i komunitetit serb, fqinji i familjes Vuçetiq.
Sipas policisë, një person i përkatësisë etnike serbe është ndaluar në lokale policore dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit policor.
“I dyshuari, S.S. (1973), i cili konsiderohet si bashkëbanues dhe jeton së bashku me familjen e tij në katin e parë të shtëpisë së njëjtë, në të cilën ka ndodhur shpërthimi është arrestuar, pas bastisjes së realizuar me autorizim të prokurorit”, thuhet në raportin e policisë raportojnë mediat në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit S.S. janë gjetur dhe janë sekuestruar një granatë dore tip M-75, prodhim jugosllav, dy lugë të granatave të dorës, dy karikatorë të armës automatike me 50 fishekë, të kalibirit 7.62 milimetër, një palë pranga policore dhe një diktafon.
Sipas tij, bastisja është zgjeruar edhe në shtëpinë e familjes, në të cilën ka ndodhur shpërthimi, ndërsa policia ka identifikuar dhe ka sekuestruar një armë automatike AK-47 (kallash), si dhe dy karikatorë me 54 fishekë.
Në Qendrën Spitalore në veri të Mitrovicës, në të cilën janë vendosur për shërim fëmijët e plagosur nga shpërthimi kanë thënë se gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe ata janë jashtë rrezikut për jetë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













