Maqedonia
Arrestohet gruaja e mjekut, dyshohet se është e përfshirë në krimin e rëndë
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut bën me dije se është shpallur në kërkim edhe i dyshuari për gjuajtjen me armë drejt mjekut Shaini, një 36-vjeçar nga Gostivari
Kthesë të papritur kanë marrë hetimet për atentatin me armë ndaj kandidatit të BDI-së, Z. Shaini, ku mbeti i plagosur me disa plumba.
Sipas mediave vendase, në pranga ka rënë gruaja e tij pasi e njëjta dyshohet se është e përfshirë në tentativën për vrasjen e bashkëshortit të saj, transmeton albinfo.ch.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut bën me dije se është shpallur në kërkim edhe i dyshuari për gjuajtjen me armë drejt mjekut Shaini, një 36-vjeçar nga Gostivari.
“Më 07.10.2025, punonjës policie nga Stacioni Policor i Kumanovës arrestuan A.A. (43) nga Tetova, për arsye të bazuara në dyshimin se ajo është e përfshirë në tentativën për vrasje të bashkëshortit të saj, Z. Sh. (43) nga fshati Sllupçan, Likovë. Gjithashtu, në lidhje me ngjarjen, gjashtë persona janë thirrur për intervistim në Stacionin Policor të Kumanovës, ndërsa në shtëpinë e B.S. (50) nga Kumanova, është kryer bastisje me urdhër gjyqësor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër A.A. do të parashtrohet kallëzim adekuat penal, ndërsa kundër L. F. (36) nga Gostivari, i cili dyshohet për tentativë vrasjeje dhe gjendet ende në arrati, gjithashtu do të paraqitet kallëzim penal pas konsultimit me Prokurorinë Themelore”, deklaron Ministria.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










