Kosova
Arrestohet drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc
Shefi i Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka njoftuar se drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili, është arrestuar nga Policia e Serbisë.
Sipas Velës, ai u arrestua pasi lejoji shfaqje që ishin të financuara nga Qeveria e Kosovës.
“Policia e Serbisë arrestoi kryetarin e Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili, një shqiptar vendas për lejimin e shfaqjes teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës! Represion i egër nga regjimi i Vuçiqit. Z. Ismaili duhet të lirohet menjëherë nga paraburgimi”, shkroi Vela, përcjell albinfo.ch.
Për arrestimin ka reaguar edhe Ardita Sinani, këshilltare e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe ish-kryetare e Komunës së Preshevës, ajo tregon se përpos Ismailit është arrestuar edhe Gani Veseli, regjisor i shfaqjes.
“Situata gjithnjë ka qenë e qartë për ata që kanë dashur të shohin, por edhe nëse kanë injoruar realitetin, Serbia sërish na e thekson. Imagjinoni, në shekullin XXI, vitin 2023, në kontinentin e Evropës, policia e Serbisë ka marrë në shtëpinë e tij në Nesalcë drejtorin e Shtëpisë së Kulturës, Jetmir Ismailin dhe regjisorin e shfaqjes, Gani Veseli. Më e papranueshme se kjo është vetëm iluzioni i disave që besojnë se Serbia ka ndryshuar. Ajo është po ajo e njëjta që nuk duron asgjë shqiptare”, shkruan Sinani.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










