Lajme
Arrestohet ambasadori i Britanisë në Iran gjatë protestave
Ambasadori i Britanisë në Teheran është arrestuar gjatë protestave para një universiteti.
Robert Macaire ishte në arrest për më shumë se një orë para se të lirohej, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.
Ai u tha të ketë qenë një nga disa të arrestuarit të mbajtur nën dyshimin e organizimit, provokimit dhe drejtimit të veprimeve radikale, njofton Klan Kosova.
Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, tha: “Arrestimi i ambasadorit tonë në Teheran pa arsye ose shpjegime është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar”.
“Qeveria iraniane është në një moment kryqëzimi. Ajo mund të vazhdojë marshimin e saj drejt statusit të pariahut me të gjitha izolimet politike dhe ekonomike që sjell, ose të ndërmarrë hapa për të dekurajuar tensionet dhe të angazhohet në një rrugë diplomatike përpara”.
Tasnim shkroi: “Ambasadori britanik në Teheran është arrestuar për organizimin e lëvizjeve dhe protestave të dyshimta përpara Universitetit Amir Kabir, por u lirua pas disa orësh dhe do të thirret nga Ministria e Jashtme nesër [e Diel] në mëngjes”.
Në Iran po mbahen protesta antiqeveritare këtë të shtunë kundër autoriteteve më të larta të vendit, pasi autoritetet iraniane pranuan se kanë qëlluar një avion pasagjerësh, duke vrarë 176 persona, përcjell Albinfo.com.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë















