Lajme
Arrestohen tre serbë që po kërkonin qyp të arit
Tre serbë janë arrestuar në një fshat të Graçanicës, derisa ishin duke kërkuar qyp të arit, që sipas tyre e kanë fshehur kohë më parë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre serbë në fshatin Gushtericë e Ulët të Graçanicës, raporton albinfo.ch.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës ata po qarkullonin në një arë me veturë me targa lokale, derisa pas intervistimit janë shprehur se po kërkon një qyp me ari, që e kishin fshehur kohë më parë.
“Gjatë kontrollit në automjetin e tyre është gjetur dhe konfiskuar një sprej si dhe detektor për kërkimin e metaleve. Gjatë intervistimit të dyshuarit kanë deklaruar se në lokacionin e cekur kanë dal për kërkimin e një qypi të arit sipas tyre të fshehur kohë më parë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Njëri nga të dyshuarit kishte një vepër penale, derisa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. “Gjatë verifikimit është konstatuar se njëri nga të dyshuarit kërkohet nga Gjykata në Prishtinë andaj i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë me urdhër të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt”.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












