Lajme

Arrestohen serbët që synuan ta demolojnë përmendorën e shqiptarëve

14 të rinj serbë me tri vetura, ishin nisur nga Beogradi në drejtim të Preshevës, për të rrënuar pllakën përkujtimore të dëshmorëve të ish UÇPMB-së

Përmendorja e dëshmorëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) e ngritur në oborrin e Komunës së Preshevës ka irrituar një grup të rinjësh serbë, të cilët ishin nisur nga Beogradi në drejtim të Preshevës për të demoluar pllakën pëkujtimore të dëshorëve shqiptarë.

Mirëpo me të mrrë vesh se ky grup serbësh të ardhur ng komunat e Krushevcit, Shabacit dhe Beogradit, janë ndaluar në afërsi të Nishit, pasi që policia serbe kishte marrë informata se ata ishin nisur me qëllim demolimin e pllakës përkujtimore të dëshmorëve të UÇPMB-së.

Sipas informatave të portalit rajonal “Titulli”, ishin 14 të rinj serbë me tri vetura që ishin nisur nga Beogradi në drejtim të Preshevës, ndërs disa prej tyre kishin pasë me vete edhe mjete punëtorie.

”Kundër tre serbëve është ngritur kallëzim penal për armëmbajtj”, thuhet në njoftimin e policisë serbe.

Serbët kishin justifikuar ardhjen e tyre në Presheve, për vizitë të thjeshtë në këtët qytet.

“Tre te ndaluarit janë paraqitur para gjyqtarit për shkelje, sepse me vete kishin pajisje të cilat mund të llogaritën armë siç janë qysqi, mjete të forta tjera metalike, mirëpo armë zjarri nuk kishte, për shkak është konstatuar vetëm shkelje, por jo edhe aktakuzë kriminale”, ka njoftuar policia.

Ngritja e kësaj përmendore është bërë “mollë sherri”, sepse ka indinjuar lidershipin serb në Beograd. Ishte Ivica Daçiq, kryeministri i Serbisë i cili ka kërkuar që pllaka të hiqet sepse po shkakton revoltë tek serbët e rajonit.

UÇPMB ka qenë një strukturë e organizuar guerile e cila është njohur edhe nga ndërkombëtarët.

Pas marrvëshjes paqësore në vitin 2001, ish-guerilët ishin amnistuar nga Kuvendi i Serbisë, ndërsa në disa lokacione janë ndërtuar përmendore për ish-guerilët e rënë në konfliktin e viti 2000-2001