E-Diaspora
Arrestohen pesë punëtore ilegale të huaja dhe punëdhënësi i tyre
Bëhet fjalë për katër shqiptare dhe një kroate të moshës prej 26 deri 37-vjeçare, të cilat nuk kanë pasur leje përkatëse të punës.

Mbrëmjen e së enjtes, në një klub në Embrach, Policia Kantonale e Cyrihut ka arrestuar pesë punëtore ilegale si dhe punëdhënësin e tyre.
Rreth orës 22.00 të së enjtes, oficerët e Policisë Kantonale të Cyrihut, të përkrahur nga Policia e Qytetit në Bülach, kanë realizuar një kontroll në klub. Me këtë rast, ata kanë gjetur pesë punëtore ilegale që kanë punuar si zonja argëtimi, thuhet në një komunikatë të policisë, përcjell Albinfo.ch. Bëhet fjalë për katër shqiptare dhe një kroate të moshës prej 26 deri 37-vjeçare, të cilat nuk kanë pasur leje përkatëse të punës. Menaxhuesi i klubit, një kosovar 56-vjeçar me leje qëndrimi të Zvicrës, gjithashtu është arrestuar. Ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për punësim të të huajve pa leje pune.
Të gjithë të arrestuarit do të duhet të përgjigjen para Prokurorisë në Winterthur/Unterland. Në kuadër të procedimit penal, pesë shtetaset e huaja do t`i dorëzohen Entit të migrimit për verifikimin e masave policore për të huajt.
E-Diaspora
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau Një tjetër emër shqiptar ngjitet në majat e institucioneve zvicerane. Docent PD Dr. med. Dr. sc....
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”