Lajme
Arrestohen pesë persona, konfiskohen 80 kg marihuanë
Pesë persona janë arrestuar për përfshirjen në veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka zhvilluar një aksion të suksesshëm, derisa ka arritur të sigurojë informacione të sigurta, se disa të dyshuar janë të përfshirë në veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’, raporton albinfo.ch.
Me këtë rast janë arrestuar pesë persona, dy nga Kosova dhe tre nga Serbia. “Fillimisht kanë qenë në posedim të 32 kg, Marihuanë dhe më pastaj pas kontrollimit të lokacioneve, prona të personave të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme e substance narkotike, e cila në total arrin peshën prej 79 kg e 863 gr, Marihuanë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Më pas janë dhënë edhe detaje tjera.
Personat e dyshuar tani më të arrestuar nga Policia e Kosovës janë:
- Gj. viti i lindjes 1971, mashkull, shtetas kosovar,
- B. viti i lindjes 1989, mashkull, shtetas kosovar,
- M. viti i lindjes 1982, mashkull, shtetas i Serbisë,
- V. viti i lindjes 1973, mashkull, shtetas i Serbisë dhe
- Zh. viti i lindjes 1980, mashkull, shtetas i Serbisë.
Me vendim të prokurorit kompetent të njëjtëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











