Lajme
Arrestohen në Kosovë 6 rusë e 5 serbë për kalim ilegal të kufirit
Policia e Kosovës arreston njëmbëdhjetë persona të dyshuar për kalim të paautorizuar të vijës kufitare
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 11 persona të dyshuar për kalim ilegal të vijës kufitare.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, zyrtarët kufitarë më 8 gusht kishin marrë informata se në lagjen e quajtur Sekiraqa në fshatin Metergof të Podujevës, pritet të hyjnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas serbë dhe rusë. “Policia Kufitare ka ndërmarrë masat e nevojshme policore duke angazhuar ekipe patrulluese të kufirit, të cilat si rezultat i punës rreth orës 13:45 në lokacionin e cekur, saktësisht tek tabela paralajmëruese e KFOR-it e cila tregon afërsinë e kufirit, kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me targa të Serbisë”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit të dy automjeteve “Mercedes” kombi ngjyrë e bardhë, janë ndaluar gjithsejtë njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror.
Nga 11 të arrestuarit janë gjashtë rusë e pesë serbë
Personat e ndaluar janë;
- M. P. 1990 M Serb
- Z. P. 1969 M Serb
- Y. P. 2002 F Rus
- O. K. 1977 F Rus
- E. P. 1974 F Rus
- E. P. 1975 F Rus
- A. K. 1974 M Rus
- G. P. 1966 M Serb
- M. M. 1980 F Serb
- A. P. 1975 M Rus
- V. P. 1991 F Serb
Personat e dyshuar së bashku me automjetet janë dërguar në stacion të Policisë Kufitare, për intervistim dhe procedim të mëtejmë, sipas procedurave të parapara ligjore.
Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar i shtetit, oda e avokatëve të Kosovës dhe zyra ndërlidhëse ruse në Republikën e Kosovës.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










