Shqipëria
Arrestohen edhe 7 protestues të opozitës në Tiranë
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Gazment Bardhi, dhe 27 persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia pas protestës së 28 marsit 2019 para Kuvendit, të organizuar nga opozita.
Shtatë prej protestuesve janë arrestuar për veprime të dhunshme në institucione, në Polici dhe për shkatërrimin e pronës.
“Veprimet procedurale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raportit të shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 14 persona të tjerë, ndërsa 6 shtetas janë shpallur në kërkim. Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi G.B., organizator i protestës së zhvilluar ditën e djeshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu, theksohet se policia po punon për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së fundit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












