Shqipëria
Arrestohen dy punonjës në Rinas, vidhnin nga bagazhet e udhëtarëve
Dy punonjës të ngarkim-shkarkimit të bagazheve janë ndaluar nga Policia Kufitare e Rinasit.
Ata dyshohen për vjedhje të pasurisë nga bagazhet e udhëtarëve. Ndërkaq në gjendje të lirë janë proceduar edhe dy punonjës të tjerë, raportojnë mediat shqiptare.
Ndërkaq, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma e eurove të vjedhura në bagazhin e një pasagjeri të një linje ajrore, përcjell albinfo.ch.
Në kuadër të zbatimit të detyrave të Planit të masave “Për shtimin e masave të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas, si dhe nisur
edhe nga disa kallëzime dhe ankesa të administruar nga ana e Policisë Kufitare Rinas për vjedhje të pasurisë në bagazhe të udhëtarëve të linjave ajrore, Policia Kufitare e Rinasit ka organizuar punën për goditjen e personave që kryenin këtë veprimtari kriminale.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se disa nga punonjësit e sektorit të ngarkim-shkarkimit të bagazheve në vendin e qëndrimit të avionëve në aeroportin “Nënë Tereza” – Rinas, dyshohet se kryenin vjedhje të pasurisë në bagazhet e pasagjerëve të linjave të ndryshme, finalizuan me sukses operacionin policor “BAGAZHI I FUNDIT”.
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D.M., 22 vjeç, banues në Tiranë; E.RR., 24 vjeç, banues në Ndroq, Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”.
Si dhe janë proceduar penalisht edhe shtetasit A.E., 27 vjeç, banues në Mëzez në Tiranë dhe R.H., 27 vjeç, banues në Tiranë, edhe këta punonjës të ngarkim-shkarkimit të bagazheve të pasagjerëve të linjave ajrore.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











