Kosova
Arrestohen dy persona, njëri zyrtar i ATK-së, për shpëlarjen e 1 milion eurove
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, njëri prej tyre zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës, të cilët dyshohen se në bashkëpunim kanë kryer veprat penale “Shpëlarje e parave” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit”.
Referuar Policisë, vlera e parave që dyshohet se janë shpëlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1 milion euro.
Veprat dyshohet se janë kryer gjatë viteve 2019-2023.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“SHPËLARJE E PARAVE & KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT – Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpëlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










