Shqipëria
Arrestohen 6 policë në portin e Durrësit
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka vënë në pranga gjashtë punonjës të policisë në Pikën e kalimit Kufitar në Durrës, me akuzën për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.
Strukturat e SHÇBA-së kanë punuar prej muajsh në operacionin “Kontrollori’, duke hetuar me metoda speciale dhe duke arritur të provojë veprimtarinë e kundërligjshme të punonjësve të policisë, shkruajnë mediat shqiptare.
Këta të fundit, në këmbim të vlerave monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo shtetasve që nuk u lejohet hyrja në zonën “Shengen”, përcjell albinfo.ch.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj punonjësve, janë gjetur në cilësinë e provës materiale edhe një sasi vlerash monetare në lek dhe euro, të cilat dyshohet se janë përfituar në mënyrë korruptive.
Shtetasit e arrestuar janë:
- A.Gj., 53 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;
- G.B., 29 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;
- G.Ç., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Kontrollor në PKK Porti Durrës;
- D.D., 53 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;
- D.Z., 50 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;
- J.K., 42 vjeçe, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










